Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha, konferencë shtypi me gazetarët

VIDEO/ Alimehmeti: Ligji për studentët e mjekësisë nul! Dështim i qeverisë, s’plotësohen vakancat në sistem!

18:48, 20/09/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti thotë se projektligji i miratuar nga mazhoranca për studentët e mjekësisë, është nul për shkak se do të jetë i pazbatueshëm.

I ftuar në ‘Syri Digjital’ me moderator Bled Marku, Alimehmeti thotë se ky ligj nuk është gjë tjetër, veçse dështim i qeverisë dhe mazhorancës për të plotësuar vakancat në sistemin shëndetësor në vend.

Sipas Alimehmetit, edhe pse vakancat u ngritën si shqetësim nga opozita kohë më parë, mazhoranca i mohoi pasi kishte keqmenaxhim të burimeve njerëzore.

Me çka u votua dje, gjen zbatim për vitet e ardhshme sipas mazhorancës. Këta studentë fituan luftën me qëndrimin e fortë që patën. Ky ligj është nul, është dështim i qeverisë se bëhet i pazbatueshëm.

Kemi vakanca mjekësh dhe kjo është mohuar për shkak të keqmenaxhimit të burimeve njerëzore nga PS.

Plani i vërtet i qeverisë dhe Ramës është VKM 741, e cila është bërë për të marrë me koncension universitetet publike. Këtu e ka zanafillën andralla e studentëve të mjekësisë. Prona publike kthehet në pronë private.

Ligji gjen zbatim  më 2026-2030, qeveria nuk e di se studimet zgjasin 6 vite, kjo bëhet nul. Specializimi zgjat 4 vjet dhe bëhet në Tiranë dhe jo në qytetet ku është nevoja për mjekë.

Është në thyerje të Kushtetutës dhe integrimit në BE. Ky ligj nuk përafrohet me ligjet e BE, ndryshe nga sa pretendojnë institucionet.

Nëse janë vërtet prioritet studentët e mjekësisë, këta s’kanë nevojë të detyrohen, por të mbështeten.

Ky do kthehet në ligj nul që s’do gjejë zbatim dhe nuk na zgjidh vakancat në sistem.

Nëse sot i mbështesim dhe ngremë pagat për ta, mjekët e infermiere, brenda muajit do zgjidhet problemi i vakancave. Kemi eksperiencë nga vendet e BE, të cilët i tentuan këto përpëlitje ligjore, nuk shkuan si tanët, dhe zbuluan pa e bërë ligj që s’do funksiononte. Rumania rriti pagat në nivel aq të lartë sa ndali ‘hemorragjinë’ e mjekëve, zgjidhi problemin e saj.

Nëse s’mbështet mjekët, si pretendon të të rrinë me zor. E kemi provuar 50 vjet më parë, shkalla e mjekësisë s’ka qenë ajo që është sot nëse do investohej siç duhet.

Bëhet përmes pagesave, investimeve në shëndetësi. Nuk ekziston shëndetësia falas siç na e shitën më 2013 Rama, por paguajmë 60 % të shpenzimeve nga xhepi. Ligji s’do prodhojë asgjë për nevojën që ka populli shqiptar, jo më 10 vite më vonë ku s’do ketë asnjë mes nesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco