Zdromsi i Tiranës, pronari faktik i inceneratorit dhe kryehajduti me aferën “5D”, Erion Veliaj, ka publikuar një video-montazh, ku shfaqet si Spider-Man dhe tregon pallatet e reja në zonën e 5-Majit në Tiranë.
Në zonën e 5-Majit, Erion Veliaj groposi miliona euro djersë të banorëve që kishin ngritur shtëpitë me mundin e tyre pa i dëmshpërblyer, e ktheu zonën në një aferë korruptive me ndërtime për klientët e tij.
Në videomontazhin e fundit, kryehajduti i Tiranës është pritu me “këmbët e para” nga qytetarët, të cilët i janë futur në komente dhe e kanë masakruar pronarin faktik të inceneratorit dhe kompanisë së vjedhjes 100%, “5D”.
Erion Veliaj është përjashtuar nga strukturat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e vitit 2025 pikërisht për shkak të korrupsionit të tij galopant, gjë të cilën edhe ortaku tjetër i aferës së inceneratorëve ia ka thënë copë në mbledhjet e fundit të kryesisë dhe asamblesë së PS së Tiranës, ku i ka thënë të mos fusë më hundët në parti.
Erion Veliaj, edhe pse i ka shpëtuar për momentin arrestimit për inceneratorin, ku duket se ka bërë ujdi me Ramën duke e shantazhuar, ujdi e cila ka si garant Altin Dumanin, po përpiqet çdo ditë të përmirësojë imazhin e tij të bërë blozë në sytë e qytetarëve të kryeqytetit, të cilët, nga komentet duket se nuk e hanë më propagandën bajate prej zdromsi të tij.
Një lumë komentesh ku e akuzojnë për ndotjen e lartë të qytetit, për malet me mbeturina që nuk pastrohen, edhe pse u merr qytetarëve miliona eruo taksa për pastrimin dhe inceneratorin që nuk ekziston dhe vjedh taksat e tyre me drejtorët, të cilët si pjesë e ujdisë ndodhen pas hekurave për të shpëtuar atë, imazhi i Veliaj është i parikuperueshëm më në sytë e qytetarëve të kryeqytetit.
Një qytetar e quan 'qënien më të neveritshmë në botë', një tjetër e pyet nëse i ka pastruar plehrat te 5-Maji, një tjetër e quan mashtrues...të gjitha komentet ndaj tij janë denigruese, deri në monentin që ushtria e tij e patrinazhistëve siç duket ka qenë e pavëmendshme për komente të tipit, “urra-urra...”
Edhe pse sot ka blerë shmangien e hetimeve, përsëri ndaj Veliaj vazhdon një hetim pasuror ndaj tij dhe bashkëshortes Ajola Xoxa e familjarëve të tjerë për pastrim parash, i endet nëpër këmbë kryehajdutit 100% të taksave të qytetarëve tiranas.
© SYRI.net