Drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi ka zhvilluar takime me strukturat drejtuese të kësaj force politike, në kuadër të fushatës së ardhme elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2025.
Gjatë takimit me strukturat, Bardhi thekson se Roskoveci jo vetëm që është lënë jashtë vëmendjes së qeverisjes qëndrore, por është keqadministruar edhe nga qeverisja lokale, ku abuzimi me detyrën ka prevaluar mbi interesin e qytetarëve apo shërbimin ndaj tyre.
Sipas Bardhit, pushteti qëndror dhe ai lokal janë bërë bashkë kundër interesave të qytetarëve të Roskovecit, duke mbështetur interestat korruptive të ndërtimit të një TEC-i me impakt jashtëzakonisht negativ për mjedisin, jetën dhe shëndetin e banorëve.
‘Shembulli më tipik për këtë është që në vend të mbështetjes për bujqësinë, në vend të mbështetjes për biznesin e vogël, pushteti qendror dhe ai lokal janë bërë bashkë kundër interesave të qytetarëve, në mbështetjen e interestave korruptive të ndërtimit të një TEC-i me impakt jashtëzakonisht negativ për mjedisin, jetën dhe shëndetin e banorëve’, theksohet në mesazhin e Bardhit përcjellë strukturave drejtuese të Roskovecit.
Statusi
Në Roskovec, ku strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, janë gati për betejën e rradhës. Kurrë nuk janë dorëzuar, kurrë nuk janë tërhequr, gjithmonë të vendosur për t’u përballur dhe për të fituar!
Roskoveci nuk është lënë vetëm jashtë vëmendjes së qeverisjes qëndrore, por është keqadministruar edhe nga qeverisja lokale, ku abuzimi me detyrën ka prevaluar mbi interesin e qytetarëve apo shërbimin ndaj tyre.
Shembulli më tipik për këtë është që në vend të mbështetjes për bujqësinë, në vend të mbështetjes për biznesin e vogël, pushteti qendror dhe ai lokal janë bërë bashkë kundër interesave të qytetarëve, në mbështetjen e interestave korruptive të ndërtimit të një TEC-i me impakt jashtëzakonisht negativ për mjedisin, jetën dhe shëndetin e banorëve. Duke qëndruar në krah të banorëve, mora menjëherë angazhimin për të mbledhur të gjitha faktet dhe për të kundërshtuar sot padrejtësinë që po u bëhet dhe për të anulluar nesër në qeverisje këtë projekt shkatërrues për zonën.
© SYRI.net