Opozita ka protestuar sërish para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e kryetarit të bashkise Erion Veliaj dhe venien e tij para drejtësisë, për aferën e inceneratorëve dhe dosjen 5D. Përfaqesuesit e opozites akuzuan SPAK se po mban në arrest shtëpiak, liderin e opozitës , pa provë dhe fakte, ndërsa nuk guxon të hetojë kryebashkiakun Veliaj dhe kryeministrin Rama.
SYRI TV
Opozita ka zhvilluar protestën e 26 para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj si përgjegjës për aferën e inceneratorëve dhe dosjen korruptive 5D. Përfaqesuesit e opozitës, akuzuan strukturën e posaccme antikorrupsion, se po amniston Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, madje duke hedhur dyshime, se disa nga prokurorët e Spak, shantazhohen nga Erion veliaj.
Përfaqeuesit e Partisë Demokratike, deklaruan se SPAK, nën urdhëra politike po mban nën arrest shtëpie liderin e opozitës, mbi bazën e një dosje të falsifikuar, pa prova dhe fakte, ndërkohë që nuk kanë guxim të hetojnë dhe vene para drejtësisë, kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.
Të mërkurën e ardhshme, në orën 11 Partia Demokratike do të protesojë sërish para bashkisë së Tiranës, duke paralajmëruar intensifikimin e aksionit opozitar.
© SYRI.net