Berisha kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë, zbardhet vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese

Berisha kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë, zbardhet vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese

15:37, 18/09/2024
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare kërkesën e Sali Berishës për të shqyrtuar vendimet e Gjykatës së Posaçme për masën e ‘detyrimit paraqitje’.

Bashkë me të ka kaluar edhe çështjen në ngarkim të Jamarbër Malltezit.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.”, -ishte kërkesa e Sali Berishës.

“Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh”, -thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco