KAFE SHQETO/ Ilda Zhulali: Atentati ndaj Trump dhe pyetja 1 milionë dollarëshe që bën media amerikane

KAFE SHQETO/ Ilda Zhulali: Atentati ndaj Trump dhe pyetja 1 milionë dollarëshe që bën media amerikane

10:51, 17/09/2024
A+ Aa A-

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali e ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, me Flavio Qarrin, ka folur në lidhje me atentatin e dytë të bërë ndaj kandidatit për president të SHBA, Donald Trump.

Zhulali u shpreh se, ka mistere në lidhje me këtë ngjarje, por pyetja kryesore shtrohet se si atentatori kishte informacione në lidhje me mbërritjen e Donald Trump në atë fushë golfi, pasi vendimi për të shkuar aty ishte i beftë dhe jo i planifikuar.

‘Pyetja e madhe që qëndron, ashtu si pas atentatit të parë dhe këtij, është nëse këta njerëz kanë vepruar të vetëm, apo në bashkëpunim.

Nëse në rastin e parë pamë një dështim spektakolar të shërbimeve sekrete dhe agjentëve që mbronin Trump, gjë që çoi në dorëheqjen e drejtueses së Shërbimeve Sekrete, njerëzit nuk ishin të kënaqur me këtë lëvizje dhe kërkonin ndëshkimin e saj.

Pyetja 1 milionë dollarëshe që shtrojnë publiku dhe mediat amerikane është se si ky njeri gjendej në momentin dhe vendin e duhur pasi vajtja e presidentit Trump aty, ishte një vendim i beftë i tij dhe nuk mendohej se do të shkonte, pasi është në fushatë elektorale.

Si ka mundësi që ky njeri kishte informacion që presidenti Trump ndodhej aty dhe priti momentin që kishte pamje, tek ai si person.

Të gjitha këto janë pyetje që duhet të shtjellohen dhe tu jepet një përgjigje.

Guvernatori i Floridas, De Santis, republikan i cili ka thënë se ka një mosbesim ndaj shërbimeve sekrete, ndaj autoritetet e Floridas do të bëjnë një hetim të pavarur për të parë se cilat ishin rrethanat që sollën këtë tentativë, që fatmirësisht përfundoi pa dëmtime, njësoj si e para’, tha Ilda Zhulali në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco