Zyra të reja për administratën/ A po përgatit Rama shembjen e godinave historike të Tiranës

Zyra të reja për administratën/ A po përgatit Rama shembjen e godinave historike të Tiranës

10:43, 17/09/2024
A+ Aa A-

Një kompleks qeveritar për akomodimin e institucioneve të shtetit është projekti i radhës i paraqitur nga kryeministri Edi Rama.

Ai tha se këto institucione momentalisht punojnë në kushte jo të mirë, në godina të trashëguara nga komunizmi, të cilat kanë edhe kosto mirëmbajtje.

Kreu i qeverisë e bëri këtë deklaratë gjatë një konkursi ndërkombëtar ku 10 studio prestigjioze paraqitën projektet e tyre për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.

“Janë mjedise që janë larg së qenurit të denja për ambicien tonë të Shqipërisë 2023, për atë çka meritojnë qytetarët që shërbehen nga këto institucione, larg të qenurit të denja për kushtet në të cilat në fakt duhet të punojnë shërbëtorët e shtetit.

Aktualisht sot, institucionet publike paguajnë miliona euro në vit qira për të ushtruar aktivitetin e tyre, në mjedise që janë larg së qenurit të denja për ambicien tonë të Shqipërisë 2023, për atë çka meritojnë qytetarët që shërbehen nga këto institucione, larg qenurit të denja për kushtet në të cilat në fakt duhet të punojnë shërbëtorët e shtetit.

Ky është moment i rëndësishëm pasi më në fund kemi një agjenci që është krijuar disa vite më parë, që për ngritjen e së cilës është dashur një punë e gjatë përgatitore, AIC që në bashkëpunim me dy agjenci të mirënjohura në Evropë”, u shpreh Rama. 

Ngutja për këto projekte të Ramës të ngjan me atë që pësoi Tetari Kombëtar i cili u shemb që në vend të tij të ndërtoheshin kulla. Kjo duket se është edhe pikënisja e Ramës që godina të tjera të Tiranës të kenë të njëjtin fat si ajo e teatrit. Për të shkatërruar përfundimisht historinë dhe traditën që ky qytet trashëgoi në vite./E.I/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco