Mandati i Xhaçkës/ Tabaku: Precedent i rrezikshëm,  u përdorën kartonët për të mbrojtur një deputete

Mandati i Xhaçkës/ Tabaku: Precedent i rrezikshëm, u përdorën kartonët për të mbrojtur një deputete

10:35, 17/09/2024
A+ Aa A-

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjatë seancës në Konferencën e Kryetarëve, ku është diskutuar sërish për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, tha se debati po bëhet mbi një precedent të gabuar, jo për emrin e një deputeti.

Tabaku tha se diskutimi bëhet mbi parimin dhe jo mbi emrin e deputetes Xhaçka.

Fjala e saj:

“Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle”, tha Tabaku.

Referuar kërkesës që Kuvendi i ka drejtuar Komisionit të Venecias, Tabaku u shpreh se në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia.

“Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike. Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë GJK.
Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese
”, tha Tabaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco