‘Lajmëroni palaçot e Ramës dhe Ballës’, Malltezi: Para 2 javësh kam bërë tjetër dhurim për trajtimin e një fëmije me autizëm

‘Lajmëroni palaçot e Ramës dhe Ballës’, Malltezi: Para 2 javësh kam bërë tjetër dhurim për trajtimin e një fëmije me autizëm

12:27, 15/09/2024
A+ Aa A-

Jamarbër Malltezi ka reaguar sërish pas akuzave politike të SPAK ku edhe bamirësinë e quajnë korrupsion.

“Urgjent lajmëroni palaçot e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, SPAK, që ta shtojnë në akuzë se edhe para 2 javësh tani në 2024 kam bërë tjetër dhurim për trajtimin e një fëmije me autizem”, shkruan Malltezi. Ai përmend në shënimin e tij edhe grabitjet e tokave që janë bërë për firmën e Ramës për vëllain  e tij dhe për Bolinon që truallin e falur për shkollë e bëri godinë të medias së tij.

Mesazhi:

URGJENT lajmëroni palaçot e Edi Ramës dhe Taulant Ballës #spak që ta shtojnë në akuzë se edhe para 2 javësh tani ne 2024 kam bërë tjetër dhurim per trajtimin e një fëmije me autizëm se këtë e quajnë korrupsion. Grabitjen e 37,000 m2 tokë e 5,300 m2 zyra me VKM 183 te 2016 që Edi Rama firmos për të vëllain e quajnë ok, 4 vkm të përsonalizuara që ti falin 4,200 m2 tokë e ndertesë 2-katëshe Bolinos e quajnë ok, ndërsa pagesa për trajtim femije me autizëm e quajnë korrupsion. Ky është niveli i vetposhtërimit të zarave që ka emëruar Edi Rama. (Hoqa emrin e fëmijës se është krim ajo që kanë bërë palaçot).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco