Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka prezantuar dje në Korçë drejtuesin politik të fushatës së PD për këtë qark Ivi Kaso.
Njoftimin për takimet e zhvilluara deputeti i PD Paloka i ka bërë në një njoftim në facebook.
“Pritja mjaft e mirë që u bë nga strukturat drejtuese të degëve Korçe e Pogradec, jam i bindur që do të shpërblehet me punë dhe fitore”, shkruan Paloka.
Mesazhi i plotë:
Dje prezantova në Korçe dhe Pogradec drejtuesin e ri të qarkut z.Ivi Kaso, një nga figurat e reja drejtuese te PD. Një nga djemtë me personalitet e integritet që karrierën politike e ka ngritur hap pas hapi duke u angazhuar jo vetëm si përfaqësues juridik i PD. Si pjesëmarrës aktiv në gjithë aksionet dhe fushatat politike të PD, Ivi ka krijuar tashmë bagazhin e duhur të përvojës për të drejtuar një qark si ai i Korçës në një moment kaq të rëndësishëm politik për PD dhe shqiptarët! Pritja mjaft e mirë që u bë nga strukturat drejtuese të degëve Korçë e Pogradec, jam i bindur që do të “shpërblehet” me punë dhe fitore.
Paralelisht me urimet për z.Kaso, shkon dhe falënderimi për z.Spaho që ka drejtuar deri më sot qarkun me eficencë e përkushtim. Të gjithë bashkë do ja dalim!
© SYRI.net