Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

BE për Reformën në Drejtësi: Zbatojeni siç keni rënë dakord, varet anëtarësimi në BE

BE për Reformën në Drejtësi: Zbatojeni siç keni rënë dakord, varet anëtarësimi në BE

17:53, 13/06/2017
A+ Aa A-

Delegacioni i BE-së në Tiranë i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që ti përmbahen plotësisht angazhimit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç parashikohet në legjislacionin që është rishikuar tashmë nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese.

Ky reagim i delegacionit të BE-së, vjen pak ditë pasi unioni i Gjyqtarëve bëri padi në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e disa pikave të Vettingut.

Ja deklarata e plotë e delegacionit të BE-së:

Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë u bëjnë thirrje gjithë autoriteteve përkatëse që t’i përmbahen plotësisht angazhimit të tyre për zbatimin e reformës së drejtësisë që u votua njëzëri në parlamentin shqiptar rreth një vit më parë. Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç parashikohet në legjislacionin që është rishikuar tanimë nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, duhet të fillojë. BE-ja kujton se progresi i besueshëm dhe i prekshëm i pesë përparësive kyçe, zbatimi i reformës së drejtësisë dhe në veçanti i ligjit të rivlerësimit janë thelbësore për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vetting Rama14/06/2017 06:47

ZONJA VLLAHUTIN NUK MUND TE HYSH NE EUROPE ME NJE KRYEMINISTER QE TALLET DHE U BERTET QYTETAREVE TE VENDIT VET PAR ARSYEN E VETME SE ATA DUAN PD DHE JO PS. AI U MERR ERZIN, DHE JU NE VEND QE TA LARGONI KAFSHEN NA KERKONI NE TE PERCMUARVE NGA MONSTRA QE JU KENI KRIJUAR DHE QE E KA EMRIN EDI RAMA TE KERKOJME VETTINGUN. TURP PER JU QE NUK SHIKONI DHE NUK DEGJONI CFARE BROCKULLA LESHON KY FRIKACAK DHE HAJDUT PROFENIST.

Shto koment

Denonco