Socialistët injorojnë Gjykatën Kushtetuese, mbrojnë sërish me votë Olta Xhaçkën

Socialistët injorojnë Gjykatën Kushtetuese, mbrojnë sërish me votë Olta Xhaçkën

07:32, 13/09/2024
A+ Aa A-

Maxhoranca socialiste mbrojti sërish me votë kolegen Olta XhaÇka duke mos miratuar mocionin e 1/10 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Kushtetuese të kërkesës për papajtueshmëri mandati.

A2 raporton se në momentin e votimit, 25 deputetë demokratë votuan pro, ndërsa 9 socialistë kundër. 65 të tjerë shtypen butonin e abstenimit duke bërë që projektvendimi të mos merrte votat e nevojshme për miratim.

Elisa Spiropali u mundua të shfajësonte veprimin e maxhorancës duke u shprehur se kUvendi ka ndjekur të gjithë procedurën kushtetuese dhe përballë kësaj situate, u shpreh se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një opinion ligjor, një veprim të cilin socialistët e kishin paralajmëruar muaj më parë.

Me këtë votim të sotëm, Kuvendi për herë të dytë radhazi refuzoi zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila dy herë ishte shprehur me vendim duke nënvizuar se parlamenti është i detyruar të miratoje mocionin e 1/10 së deputetëve.

Sipas votimit, socialistët e shprehur me votë kundër janë Damian Gjiknuri, Bledar Çuçi, Jyrgis Çyrbja, Anduel Tahiraj, Paulin Sterkaj, Petro Koçi, Shkelqim Bullari, Bujar Çela dhe Klodiana Spahiu.

Vetë Olta Xhaçka ishte në sallë gjatë momentit të votimit, por nuk mori pjesë në të. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco