Kryesia e Partisë së Lirisë zgjedh kreun e grupit të këshilltarëve bashkiak dhe Sekretarin për Organizimin

Kryesia e Partisë së Lirisë zgjedh kreun e grupit të këshilltarëve bashkiak dhe Sekretarin për Organizimin

22:53, 12/09/2024
A+ Aa A-

Kryesia Politike e Partisë së Lirisë, në kuadër të nisjes së vitit elektoral dhe sesionit të ri parlamentar u mblodh sonte për të miratuar hapat e fuqizimit të mëtejshëm të aksionit të saj opozitar në Kuvend me nisma konkrete ligjore, në Këshillat Bashkiakë për garantimin e llogaridhënies e transparencës, si dhe në terren me takime derë më derë nga Veriu në Jug të Shqipërisë me qëllim përshpejtimin e rrëzimit të Narkoshtetit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus.

U miratua ngritja e menjëhershme e grupit të posaçëm të punës për realizimin e transparencës së plotë të financave të PL.

Z.Tedi Blushi u zgjodh Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të PL në Bashkinë e Tiranës.

Në kuadër të zgjerimit, hapjes së pandalshme dhe fuqizimit të mëtejshëm të organizimit të PL, me votim unanim u zgjodh:

Z.Artimis Peca - Sekretar për Organizimin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco