Asistentja speciale e Donald Trump, Lisa Curtis në një bisedë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka treguar për marrëdhëniet e saj me presidentin e SHBA.
E pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse presidenti Donald Trump i dëgjonte këshilltarët e tij, ajo tha se, kjo gjë ka ndodhur shpesh.
Por sipas Curtis, presidenti Trump ka pasur edhe iniciativat e tij, siç është ajo e takimit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
‘Po, mendoj se po. Presidenti Trump sigurisht i dëgjon.
Ai ka mendimet e veta dhe opinionet e tij shumë të forta, ka iniciativat e veta, por gjithashtu i dëgjon këshilltarët dhe kam parë shembuj ku ai ka ndjekur këshillat e këshilltarëve të tij.
Nuk dua të them me këtë se nuk ka pasur dhe raste që ai nuk ka marrë iniciativat e veta. Një prej tyre ka qenë diskutimi me liderin e Koresë së Veriut. Ai donte që të sigurohej se nuk do të kishte më konflikte në Gadishullin Korean, donte të krijonte një urë komunikimit, edhe pse në fund ishte një iniciativë e pasuksesshme.
Ai këshillohej me këshilltarët e tij, sidomos para takimeve shumë të rëndësishme në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë’, tha gjatë intervistës në SYRI TV, Lisa Curtis.
© SYRI.net