Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, akuzën e GJKKO ndaj ish-kryeministrit Berisha për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. I pyetur nga ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi për vendimet kolegjiale, Beçi u shpreh se Berisha është i pandehuri i parë që merret për vendimet kolegjiale.
“Është hera e parë që në Republikën e Shqipërisë merret i pandehur për vendimet kolegjiale. Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale nuk ka një nen të përcaktuar për këtë vendimet kolegjiale.
Që nga Roma e lashtë nuk dënoheshin për vendimet kolegjiale.
Në se ky vendim do të kalojë të gjithë shkallët e gjykimit dhe nëse ky ka bindur gjithë parlamentin për të votuar ligjet vaj halli çdo të ndodhte me qeverinë e sotme dhe Prokuroria e Posaçme do të kishte shumë punë për vendimet kolegjiale të qeverisë së sotme”.
I pyetur nga moderatori Ylli Rakipi nëse do të kishte ai këtë dosje si ish-prokuror a do ta çonte për gjykim, Beçi u përgjigj: “Do ta kisha shumë të vështirë për të provuar sa para të kam dhënë, si t’i kam dhënë”.
© SYRI.net