Ylli Dylgjeri ka ironizuar aktakuzën ndaj liderit të opozitës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltëzi, në lidhje me dosjen e ashtuquajtur “Partizani”. Në dosje Bërisha akuzohet në mënyrë qesharake se është korruptuar nga dhëndri i tij, ndërkohë që ky i fundit ka marrë thjeshtë tokën e paraardhësve të tij dhe ligji i bërë nga Sali Berisha është një ligj për mijëra familje pronare, pra, nuk është ligj personal.
Nisur nga pjesë të dosjen që kanë dalë në publik, Dylgjeri ka ironizuar duke thënë se me këtë standard SPAK duhet të marrë në hetim edhe ish-presidentin amerikan, Donald Trump sepse dhëndri i tij po merr toka në Sazan nga Edi Rama.
Postimi i Dylgjerit:
SPAK duhet të marri urgjent të pandehur Presidentin Trump dhe dhëndrin e Tij Kushner se po marrin toka në Sazan
© SYRI.net