Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Open” në News24 tha se ne jemi në politikën e fasadës, që është politika që di të bëjë më mirë Edi Rama.
Duke folur për vendimin e SPAK që mori të pandehur ish-Kryeministrin Sali Berisha, Lubonja tha se amerikanët duhet të na thonë a është rrezik për demokracinë apo edhe për amerikanët, kreu i PD-së që ka 10 vjet që ka ikur.
“Dosja ‘Partizani’, nëse e marrim si standard, ditë për ditë mund të merret i pandehur Edi Rama se ka miratuar ligje e ka ndryshuar ligje. Kemi të bëjmë me një operacion fasade nga njëra anë dhe interesa amerikane që e mbështesin në këtë rast.
Në kohën e PD-së është bërë korrupsion, ka pasur edhe krim që ka bërë gjëra. Por çështja është këta që janë sot në pushtet a do të hetohen? Sistemi po ecën, po fuqizohet dhe po i shkakton një dëm të madh Shqipërisë”, tha Lubonja.
Ai tha se edhe sikur Jezu Krishti të vijë dhe të formojë një parti në Shqipëri, sërisht Edi Rama do të fitojë.
© SYRI.net