SPAK duhet të regjistrohet në KQZ, Berisha është i burgosur politik

SPAK duhet të regjistrohet në KQZ, Berisha është i burgosur politik

10:16, 10/09/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku

Prokuroria ka njoftuar se të mërkurën do të komunikojë akuzë ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. Saktësisht asaj i ka mbaruar koha juridike e mosveprimit. E gjitha kjo përkon me ndryshim të situatës penale.

Po çfarë ka sjellë të re hetimi?

Çfarë provash?

Faktesh?

Akte ekspertimi?

Ka ndryshuar Edi Rama destinacionin, por fajin e ka Saliu. Kanë frikë t'i zënë emrin KM.

Apo siç thuhet në njërën nga të quajtura gjetje, se njëra nga pullat në një shkresë është pak e grisur!!

Berisha është i burgosur politik. Prokurorët kanë marrë urdhër ambasadash. Kjo është fatkeqësi dhe mjerim për drejtësinë. Janë yshtur edhe nga Edi Rama, duke shtuar përdorjen dhe asgjësuar pavarësinë.

Ramës i dalin llogaritë plaçkitëse dhe u bën kalendarin prokurorëve e gjyqtarëve.

Çfarë po pretendojnë?

Ke marrë vendime qeverie.

Ke marrë akte politike.

Ke votuar në parlament.

Hera e parë në historinë e akuzës ku kemi një hetim vendimesh kolegjiale ku përfitues janë dhjetëra mijëra qytetarë. E më tej ndër to me 410 metër tokë pjesë takuese është edhe dhëndëri i zotit Berisha. Ai ka përfituar një lehtësim pagesë të ligjshme maksimumi 60 euro. Rast studimor.

Në Pukë arrestohet një kryebashkiak për një rrugë, në Tropojë gjithashtu.

Ndërsa në Tiranë bashkiaku Veliaj nuk trazohet për qindra milionë euro. Për investime fantazëm. KM përfiton me 7 VKM e 2 ndryshime ligjore 224 mijë metër katror tokë për vete të vëllanë. Por këtë nuk e sheh askush nga Struktura e Posaçme. Duke lënë mënjanë gjithë qeverinë e pandehur nga Rama e ministrat e Veliaj, duke bërë këtë amnisti për mazhorancën, e marrë Berishën të pandehur, SPAK-u po kandidon në parlamentaret 2025. Ka mbetur vetëm të regjistrohet në KQZ. Se kandidatët ua jep Rama bashkë me ambasadorët. Shumica me duar në xhepat e Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco