KAFE SHQETO/ U arrestua nga policia, Shabaj: Beci vjen vetëm për provokim

09:43, 10/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ishte Bardhyl Shabaj, i cili u shoqërua një ditë më parë nga policia për shkak të reagimit të tij antikomunist dhe në kundërshtim të prezencës së Benet Becit në përkujtimet e kryengritjes antikomuniste të Postribës.

Bardhyl Shabaj: Unë isha te kafja e pastaj shkova tek DJ e i thashë a mundet këngën e Sali Berishës, me tha OK e pastaj ika. Te kafja, kur po vjen policia e më thonë që je i arrestum. Për çfarë mor vëlla? Çfarë bërë unë? Arsyeja për çfarë. Jo ke shkuar te komuna. Jam nga Postriba mor, i thashë. Kam të drejtën e zotit të shkoj. Më keni pushkatu gjyshin, axhën në burg. Jo, më thanë, do të vish me në. Pse, i thashë, është e ndaluar me fut këngën e Sali Berishës. Më mbajtën një dy-tri orë, njashtu muhabete e gjana.

Ata erdhën më kapen mua kot. Pastaj mbrapa nuk e kam ditur se çfarë është bërë. Pastaj ka ardhë ky kryetari, i cili ka thënë se nuk vij më në Postribë.

Donin me me provoku se mos bëja gjë. Nuk kam frikë mor. Këta janë komunistë demek se po na fusin frikën, ndonjë presion apo ndonjë gjë. Po unë nuk e ha presionin se me kanë vra e më kanë pushkatu, nuk kam çfarë pres me tepër. Nuk ka të drejtë me ardhë kryetari i bashkisë e me vu mua kunorë që më kanë vra gjyshin, pushkatu e djeg shpia e tana. Tash do me ardh ky me më shnosh kryt. Po jo mor zotni...

Nuk dua me më kërku falje, Nuk e du. Ai, Benet Beci me ik në punë të vet. Ai nuk ka asnjë gjë më ardh në Postribë. Nuk ka të drejtë me ardh ne Postribë. Ai vjen vetëm më na provoku e ka policinë më vete po nuk ma fut frikën mua Benet Beci...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco