Hipokrizia e Ramës dhe Manastirliut /Rilindja zbrazi klasat, ka 125 mijë nxënës me pak se dhjetë vjet me parë

Hipokrizia e Ramës dhe Manastirliut /Rilindja zbrazi klasat, ka 125 mijë nxënës me pak se dhjetë vjet me parë

08:36, 09/09/2024
A+ Aa A-

Që herët në mëngjes kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministja e Arsimit Manastirliu janë ngutur që të nxjerrin mesazhe urimi për fillimin e viti të ri shkollor. Kanë radhitur me dhjetra arritje e rezultate ashtu siç di të bëjë shumë mirë propaganda e Rilindjes, sepse nuk di të bëjë gjë tjetër.

Edhe Rama edhe ministrja harrojnë zbrazjen e Shqipërisë dhe shpopullimin masiv të saj e kjo fale politikave me plot “rezultate” të rilindjes që këta të dy përfaqësojnë. Në bankat e shkollës sivjet do të ulen 125 mijë nxnës me pak se 10 vjet më parë. Kjo është një këmbanë alarmi për atë që e pret Shqipërine dhe për këtë duhet të shqetësohen edhe Rama edhe Manastirliu por edhe e gjithë qeverisja e majtë që po shpopullon vendin.

Me dhjetra shkolla janë mbyllur në të gjithë vendin e me dhjetra të tjera kanë bashkuar klasat e bejne mesim së bashku pasi nuk ka nxënës. Shqipëria po zbrazet e këta akoma rendisin si fitore librat falas për nxënësit e shkollës që zvogëlohen përditë. Vendim ky që zbatohet në pothuajse të gjithë vendet e botës për fëmijët e shkollës.

Ulja me 125 mijë nxënës e numrit të fëmijëve që nuk janë më në Shqipëri është një krim i rëndë i denoncuar shpesh here edhe nga opozita dhe media. Por për këtë vetëm qeveria që duhte të shqetësohen realisht nuk e vë ujin e në zjarr.

Po vijoi me këto ritme pas 10 vjetësh nuk do të kemi më shkolla fare. /E.I/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco