Hoxha zyrtarizon largimin e Rrumbullakut: E zëvendëson Bizhga

10:21, 06/09/2024
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me krerët e  Policisë së Shtetit në qarqe si edhe ato në rrethe.

Ministri Hoxha zbardhi ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit. Gjatë mbledhjes së sotme u zyrtarizua edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shteti, Muhamet Rrumbullaku.

“Dua të përgëzoj punën e Policisë së Shtetit, me në krye dikur eprorin tim, sot mikun tim, Muhamet Rrumbullakun. Sot është dita për ta kaluar këtë stafetë në një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët do ta nisin punën jo nga gremina e vitit 2013,m por nga lartësia e një pune të bërë përgjatë një dekade," tha ministri Hoxha në një deklaratë para drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.

“Kam bindjen që ata që do të dorëzojnë stafetën nuk do a kursejnë dijen dhe përvojën e fituar në këto vite për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030”.

Hoxha tha se Sokol Bizhga do të komandohet në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco