Pavarësia e Kosovës u vendos në Tiranë/ Tregimi prekës i Fatmir Limajt se si reagoi Berisha kur iu tha data zyrtare: U përlot dhe thoshte, ‘u kry edhe kjo'

00:44, 06/09/2024
A+ Aa A-

Politikani i njohur kosovarë, Fatmir Limaj, ka prekur me rrëfimin e tij të rrallë për prapaskenën rreth datës zyrtare të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Limaj është prekur emocionalisht kur ka kujtuar vizitën në Shqipëri për të njoftuar zyrtarisht shtetin shqiptar për datën e shpalljes së pavarësisë. Në emisionin Oxygen me moderatorin e njohur Besim Dina, Limaj tregon se shpallja e pavarësisë së Kosovës është vendosur në Tiranë me vizitën e Presidentit të SHBA-ve, Xhoxh W Bush, i cili e njoftoi në deklaratën publike me kryeministrin Berisha, por data tregon ai u mbajt sekret.

Më tej ai thotë se autoritetet kosovare caktuan atë dhe Lutfi Hazirin që të shkonin në Tiranë të njoftonin datën, dhe në momentin që i kanë treguar Berishës ai është prekur shumë dhe i kanë rrjedhur lotë gëzimi teksa, thoshte, “u kry edhe kjo, u kry edhe kjo...”, thotë Limaj.

“Në momentin që është diskutuar për datën e shpalljes së pavarësisë kemi patur sugjerime nga miqtë tanë që mos ta tregojmë datën e shpalljes së pavarësisë. Hashimi thoshte, populli e di datën. Për arsye të ndryshmë, ashtu ka qenë një koordimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos publikohej data paraprakisht, për rreziqet e mundshme që mund të vinin…që festimi të ishte i kontrolluar dhe pas shpalljes do duheshin njohjet. Por ka qenë një moment kur kemi ardhur në ditët e fundit, ka qenë tema, ‘çfarë me bërë më Shqipërinë’. Ne kemi kërkuar që shteti shqiptar duhet ta njoftojmë zyrtarisht, pasi kishim rënë dakord që shteti shqiptar nuk do merrte pjesë në festime. Dhe aty është marrë vendim që unë dhe Lutfi Haziri të shkonim në Shqipëri të njoftonim presidentin Topi, kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli. Atëherë rruga nuk ka qënë dhe ishte e vështirë, më kujtohe që ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu më dërgoi një helikopter në Kukës për të na dërguar në Tiranë. Ka qenë një moment interesant sepse pilotët që sollën të na merrnin ishin dy isht luftëtarë të mitë, nga Shqipëria, që patën ardhur me luftuar me UÇK-n.

Pilotët në kanë dërguan në Tiranë, jemi takuar me presidentin Topi, me kryeministrin Berisha, i kemi njoftuar zyrtarisht, ka qënë një emocion i jashtëzakonshëm. Ata e dinin se do ndodhë pavarësia sepse presidenti Bush kishte qenë 6 muaj përpara në Tiranë, mirëpo data si datë zyrtare, edhe kur e di, është diçka tjetër kur e thua zyrtarisht. Reagimi (i Berishës) ka qenë i jashtë zakonshëm, veç ia bëntë tavolinës kështu…u kry edhe kjo, u kry edhe kjo, thishte dhe... vaji gezimit, emocion i papërshkrueshëm…",- tha Limaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco