VIDEO/ Kaja: Momenti që të bashkohemi në këtë betejë, të vazhdojmë mos bindjen civile me të gjitha forcat

20:22, 04/09/2024
A+ Aa A-

Nga rruga e ‘Shpresës’, në ditën e 247 të Qëndresës qytetare, mbajti në podium fjalën e tij edhe anëtari i FRPD, Eljan Kaja.

Kaja u shpreh se parlamenti pa doktor Berishën duhet të jetë një motivim për të gjithë demokratët për të vazhduar mos bindjen civile me të gjithë forcat dhe energjitë.

'Demokratë ku do që jeni ky është momenti ynë, ky është momenti që të bashkohemi të gjithë në këtë betejë.

Ju e patë atë parlament para 2 ditësh, atë parlament pa liderin historik prof.dr Sali Berishën. Ai parlament pa doktor Berishën duhet të jetë një motivim për ne për të vazhduar mos bindjen civile me të gjithë forcat dhe energjitë tona, ne nuk duhet ta lejojmë kurrsesi Berishën të rrijë në atë dritare, por të vazhdojmë ne jemi të sigurt që e marrim doktorin nga ajo dritare dhe e rikthejmë mes nesh, mes demokratëve, mundësisht e çojmë edhe në kryeministri. Ndaj mos vazhdoni më me provokimet tona sepse doktor Berisha i ka në krah demokratët dhe të gjithë shqiptarët dhe të gjithë jemi të  vendosur për të shkuar deri në fund për ta sjellë doktor Berishën mes nesh. Demokratë bashkohuni, nëse ka fajtor të vetëm për këtë përçarje ai është vetëm një, Edi Rama, kryehajduti më i madh.'- u shpreh Kaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco