Xhaferri: Ministria e Arsimit do duhej të ishte në alarm për raportet dramatike të PISA-s

Xhaferri: Ministria e Arsimit do duhej të ishte në alarm për raportet dramatike të PISA-s

20:09, 04/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD Besart Xhaferri, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook mbi situatën e arsimit në vend.

Xhaferri u shpreh se situata e arsimit në vend është si 24 vite më parë dhe MAS nuk po reagon por po mbështet propagandën.

Ai tha se Erion Veliaj është ai që vendin e ka në qeli dhe jo të bëjë propagandë në kurriz të arsimit.

Fjalimi i plotë:

"Ministria e Arsimit do duhej të ishte në alarm për raportet dramatike të PISA-s që konfirmojnë se cilësia e arsimit shqiptar është si 24 vite më parë, por në vend të kësaj MAS kujdeset të avancojë propagandën dhe axhendën e Erion Veliajt, duke futur imazhet e tij në librat shkollorë. Është i njëjti njeri që u dërgon letra të personalizuara fëmijëve dhe arsimtarëve të këtij vendi dhe i njëjti që kërkoi të avancohej me termat Prindi 1 dhe Prindi 2 në kopshtet publike.  Një njeri që me korrupsionin e tij dhe bandës 5D ka vjedhur të ardhmen e fëmijëve të këtij vendi, nuk e ka vendin në librat shkollor, por në qeli me vartësit e tij. MAS duhet të distancohet nga ky akt dhe të marrë masa për përgjegjësit."-u shpreh ai

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco