I ftuar në emisionin ‘TASK FORCE’ në Syri TV, nën drejtimin e gazetares Sonila Meço, për të folur rreth zgjedhjeve të 2025 dhe zhvillimeve në PD ishte gazetari i Radio Francës Genc Burimi.
Ai u shpreh se, PD ndodhet përpallë 3 sfidave aktuale.
Burimi tha se, PD ka si sfidë kryesore zgjedhjet e 2025, ku në fakt në këto zgjedhje sipas tij PD nuk mund të hyjë me këtë drejtësi të njëanshme.
"Kjo përbën një nga 3 sfidat aktuale të PD.
Kjo PD ka sot vetëm një sfidë, zgjedhjet. Kjo sfidë shikohet në kuadrin e 3 nënsfidave, sfida e parë është drejtësia, pra a mund të hyjë në këto zgjedhje me këtë drejtësi. Kjo është sfida kryesore dhe kjo sfidë për ata që nuk duan ta shohin, është që kjo drejtësi është e njëanshme, po jap një fakt.
Thuhet që drejtësia e re ka bërë një gjë të jashtëzakonshme, që ka arrestuar ministra, jojo më para janë arrestuar edhe ministra, përpara është arrestuar edhe Nano.
Në shqipëri i vetmi person që ka vuajtur rënd me dy vite burg një krim elektoral është Beleri.
Pra nga ky moment nuk ka asnjë organ, nga ky moment i vetmi organ është drejtësia. Pra si mund të hysh ti në lojë me këtë drejtësi kur sot nuk sheh traun ke syri i mazhorancës për krime zgjedhore, por sheh dyshime tek syri i opozitës."-u shpreh ai
© SYRI.net