Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar se shqiptarët e Kosovës i kanë dhënë një goditje të tmerrshme turizmit në Shqipëri, pasi e kanë braktisur këtë vit.
‘Goditje të tmerrshme turizmit i ka dhënë Kosova. Rama sillej me armiqësi ndaj tyre, kishte edhe racizëm sidomos në jug’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Por mos harroni se gjatë këtyre tetë viteve u larguan rreth 40 përqind e shqiptarëve nga Shqipëria.
Dhe atyre që druhen të thonë 40 përqind, u kërkoj njerëzisht, merreni lapsin në dorë.
Eurostat thotë se nga viti 2014 deri në vitin 2022 u larguan 930 mijë shqiptarë.
Statistikat britanike thonë se vetëm në vitin 2022 në Britani emigruan 43 mijë shqiptarë.
Statistikat e lotarisë amerikane, Green Card, tregojnë se nga viti 2014 deri në vitin 2022, rreth 43 mijë shqiptarë kanë fituar lotarinë dhe kanë marrë Green Card.
Këta bëjnë së bashku rreth 38 përqind të kombit.
Po të tjerët që ikin në Kanada, Lindje të Mesme, Australi, Norvegji, Zvicër, vende të tjera?
Ja pra ku janë, rreth 40 përqind të shqiptarëve kanë ikur.
Dhe kjo i ka dhënë një goditje të rëndë turizmit.
Por miqtë e mi, goditje të tmerrshme turizmit i ka dhënë Kosova. Turizmi vjetor i Shqipërisë në një masë 70 përqind, përcaktohej nga shqiptarët jashtë Shqipërisë. Të Kosovës, Maqedonisë, etj.
Çfarë ndodhi?
Kur Edi Rama sillet me Kosovën me armiqësi si Vuçiçi, çfarë mendojmë ne, se ata nuk ndikohen nga kjo?
Çfarë i bënë ata Edi Ramës dhe Shqipërisë, që Edi Rama dhe qeveria e tij të trajtojnë Kosovën me sanksione, me armiqësi?
Çfarë i bënë qytetarët e Kosovës dhe qeveria e Kosovës Shqipërisë, që Edi Rama të kërkojë publikisht bllokimin e vizave për qytetarët e Kosovës?
Psikologjia e çdo njeriu është psikologji. Po ky njeri nuk na don. Të presim ditë të tjera.
Dhe e vërteta është që këtë vit ata u derdhën në plazhet e vendeve përreth.
Mos harroni një gjë, se jashtë Kosovës, kosovarët që vinin në Shqipëri, janë po aq sa në Kosovë.
Por edhe ata tani, përveç racizmit antishqiptar që gjenin te kriminelët e Rilindjes, tek fanatikët e Edi Ramës, sidomos në zonat e jugut, të cilëve ia ndryshonin kontratat, të cilët nuk i pranonin se na erdhën polakët, çekët apo të tjerë.
Po të cilët përbënin rreth 70 përqind të turizmit real vjetor shqiptar.
Ky ka mbajtur një qëndrim më miqësor ndaj Serbisë se ndaj Kosovës, në një kohë kur çdo vit ata shpenzonin së paku 400 gjer 500 milionë euro në Shqipëri.
© SYRI.net