Lajmi i fundit

LIVE/ Përkujtohet 78-vjetori i kryengritjes antikomuniste të Postribës

VIDEO/ Berisha: Banorët e Fushë Krujës, Thumanës dhe Krujës nuk janë vetëm. Ata kanë një solidaritet të plotë mbarëshqiptar

20:34, 08/08/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha ju ka bërë thirrje qytetarëve guximtarë të Thumanës, Fushë Krujës, Krujës që vazhdojnë protestën e tyre.

“Sot, narkobanditë me uniformë janë sjellë në mënyrë kriminale ndaj protestuesve paqësorë.

Por unë i them Edi Ramës, nuk ke shans kurrë të ndëshkosh Thumanën, Fushë Krujën dhe Krujën”, u shpreh Berisha.

Miqtë e mi një përshëndetje të përzemërt të zjarrtë guximtarëve të Thumanës, Fushë Krujës, Krujës që vazhdojnë protestën e tyre fitimtare.

Sot, narkobanditë me uniformë janë sjellë në mënyrë kriminale ndaj protestuesve paqësorë.

Por unë i them Edi Ramës, nuk ke shans kurrë të ndëshkosh Thumanën, Fushë Krujën dhe Krujën.

Harroje se të jesh i sigurt ti, se ata janë të pamposhtur.

Ata kanë kërkesë të drejtë.

Ke shndërruar autostradën 21 kilometrat e para rrugë që ndërtove në 11 vite, i shndërrove o shpirtlig në dënim për banorët ku ajo kalon.

Hiqe nga mendja se kjo do kalojë.

Hiqe nga mendja.

Banorët e Fushë Krujës, Thumanës dhe Krujës nuk janë vetëm. Ata kanë një solidaritet të plotë mbarëshqiptar.

Ndaj dhe fillo menjëherë ndërtimin e rrethrrotullimeve, mbikalimeve, nënkalimeve, çfarë kërkon e drejta e qytetarëve mbi tokën e të cilëve u ndërtua autostrada, për të pasur edhe ata si të gjithë të tjerë akses tek 20 kilometra autostradë.

Dhe hiqi ato ato prita që ke vënë, se asnjë qindarkë nuk do paguajë kush.

Nuk mund të diskriminosh ti shqiptarët, armik i egër, racist i veriut.

Qytetarët më të varfër në Europë për të ardhur në kryeqytetin e tyre, duhet të paguajnë dy ditë punë, mund dhe djersë e tyre, në një kohë kur të tjerët nuk paguajnë asnjë qindarkë.

Ku e ke parë ti këtë diskriminim? Çfarë kujton se do të të tolerojnë?

Zero tolerancë!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco