Në Rrugën e Shpresës u mbajt sot dita e 220 e protestës ku mbajti fjalën e saj edhe Koordinatorja për Departamentet në PD, Silvi Bardhi.
Ajo u shpreh se kryeqëndra e vendit është pushtuar nga korrupsioni i Rilindjes.
Bardhi tha se kjo Rilindje ka marrë pranë vetes të ngjashmit e tij dhe po vjedhin të gjithë shqiptarët duke fuqizuar kështu të afërmit e tyre.
“Kryeqendra e Shqipërise, Tirana, është kapur thellësisht nga korrupsioni. Kjo për vetë faktin se drejtohet nga një person i cili ka ardhur në krye të Tiranës me të vetmin qëllim, për të vjedhur qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
Ai person është i rrezikshëm për vendin tonë. Ai person ka afër vetes të ngjashmit e tij, të cilët deri tani 3 persona janë nën hetim.
Redi Molla, rezulton që prindërit e tij, dy pensionistë, si ju zonja dhe zotërinj disponojnë një vilë prej 500 mijë euro në zemër të Tiranës.
Rilindja ka ardhur këtu për të drejtuar Shqipërinë dhe me vjedhjet e tyre janë duke e justifikuar tek prindërit e tyre dhe tek të afërmit e tyre.
Pra ata kanë ardhur vetëm për të vjedhur," u shpreh ajo
© SYRI.net