Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi thotë se Bashkia e Tiranës dhe qeveria ka përdorur metoda nga më të ndryshmet për të intimiduar protestuesit që kundërshtojnë aferat që kanë përfshirë këtë bashki dhe qeveri, incineratorin dhe dosjen 5D. I ftuar në edicionin e orës 19:00 në Syri Tv, me Armela Ferkon, Këlliçi teksa e cilësoi çmenduri faktin që SPAK nuk arrin dot të hetojë atë që ka zbuluar PD dhe opozita në këto afera, thotë se SPAK tashmë po tregon se është vegël në duart e Ramës.
‘Janë përdorur metoda të ndryshme për të intimiduar protestuesit,janë paguar për të shuar zërin e protestave. Këmi bërë publike dokumente të reja, javën e shkuar që ika në derë SPAK. Habia e madhe e qytetarëve, është se si ka mundesi që siguron dokumente PD dhe opozita, dhe spak nuk i gjen. Çmenduaria ka arritur që SPAK nuk gjurmon paratë, janë dhënë milionë euro për të trajnuar anëtarët e SPAK, dhe nuk bëjnë punë. SPAK është në varësi të plotë të qeverisë dhe për turp të kryetarit të bashkisë. Jemi te qartë ku qëndron SPAK dhe PD. E di që shumë qytetarë janë dyzuar për incineratorin, ai s’ka për përfunduar, hetimet vijojnë dhe PD s’tërhiqet nga kjo betejë, çuarja para drejtësisë e kryehajdutit Erion Veliaj'.
Sa i përket video-skandalit të darkës së Vjenës, të personazheve të dosjes së incineratorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Endrit Habilaj, Këlliçi tha se videoja përbën interes për dosjen, pasi tregon qartë se ku pastrohen paratë.
‘Video përbën interes për dosjen se ku po pastrohen paratë e qytetarëve, nuk shkojnë vetëm nëpër darkat e tyre por shkojnë dhe në kontinente të tjera për t’i nxjerrë si para legjitime. Ne kemi zbuluar ku shkojnë gjysma e parave, do i bëjmë publuike. Syri Tv e tregoi se ku ndodhen ata, ndërsa nuk i gjen dot SPAK. Ka rënë maska e SPAK, rezulton se Irena Gjoka u ka ardhur në nduihmë pagatorit të saj Veliaj, për ta shpëtuar. Nëse e ndihmoi një gjyqtare, s’do të tërhiqet opozita. Mediat që marrin para nga incineratori, lajmëruan të thonin se u mbyll dosja. Tentativë e fortë e SPAK, kërkon ta amnistojë, por eshte dhe një rrymë tjetër e SPAK për dosjen e incineratoreve dhe 5D, është ende në përpalsje të brendshme për mbylljen e kësaj dosje. S’mund të zhduket dokumenti për koncensionin e 30 viteve të firmosur nga Veliaj. Kemi komunikime të reja të drejtuesit të Bashkisë Tiranë, do i bëjmë publike. Kush ka marrë taksat e qytetarëve, do të futet në burg. Dr. Berisha qëndron pa akuzë e prova në arrest, i privohet veoprimatria politike e publike, vetëm se Rama këkron të burgosë kundërshtarin politik. SPAK me dy standarde'.
© SYRI.net