Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Si po ndikojnë vendimet e qeverisë Rama në popullatë

SYRI TV/ Berisha: Tavo, je pushtues i Himarës

21:22, 07/08/2024
A+ Aa A-

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, teksa u foli mbështetësve që protestuan edhe këtë të mërkurë posht banesës së tij, tha se Edi Rama dhe Vangjel Tavo grabitën mandatin në bashkinë e Himarës duke vjedhur e dhunuar votën. Teksa u ndal te denoncimi i aferave të qeverisë, Berisha denoncoi kreun e qeverisë Edi Rama se ka bërë pronar në plazhin e Gjipesë, pronaren e koncensionit të Check Up, Vilma Nushi. Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë të enjten në orën 11 në protestën para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit të erion Veliajt.

SYRI TV

Kryetari i partisë demokratike, Sali Berisha  i cilësoi zgjdhjet e pjeshsme në bashkinë e Himarës, si dëshmi e vjedhjes dhe dhunimit të votës. Duke ju drejtuar mbështesve të tij, që ishim mbledhur si ccdo mbremje, poshtë banesës së tij,  lideri I opozitës, akuzoi kryeministrin edi Rama dhe kryebashkiakun e Himarës Vnagjel Tavos se e grabitën mandatin e bashkisë në qytetin bregdetar. 

Kreu demokrat  deklaroi se mazhoranca bëri  luftë për të marre, bashkinë e Himarës, për shkak të pronave në këtë zonë,  duke denoncuar kryeministrin se ka bërë pronare në plazhin e Gjipesë, përfituesen e koncesionit të Check Up, Vilma Nushin .

Berisha u ndal te zhvillimet në Venezuelë, duke thënë se këto zhvilime, duhet të jetë një mësim për shqiptarët, për të vijuar deri në fund,  betejën për votën e lirë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që diten e enjte të protesojnë para bashkisë së Tiranës, për të kërkuar largimin e  kryebashkiakut Erion veliaj.

"Këto zhvillime duhet të jenë një mesim i madh për ne,  sepse me narkokryeministrin Edi Rama, me kryehajdutin e kombit, me  armikun e qënies së shqiptarëve,  zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk mund të ketë.  Beteja duhet të bëhet, përfundimtare, para zgjedhjeve.

Beteja jonë e pandalshme, deri në krijimin e qeverisë teknike,  të dashur miq, Himara është dëshmia, më e shëmtuar dhe kriminale, e dhunimit dhe rrëmbimit të mandait.

Kriptoavokatët e mandateve të vjedhura, që ngazëllehen me suksesin e Rames, për vjedhjen e mandateve,  në kor mjeranësh,  për zgjedhjet e Himares. Në një bashki në të cilën, përjashtohen më shumë se 1.3 e zgjedhësve,  po me karta identiteti të skanduara në maj të vitit  2023, votuan për kandidatët që donin, cfarë mendoni ju, se zgjedhje jane këto,  kur përzgjedh, kur studion dhe shqyrton listën dhe gjen se vota e tyre do përmbys rezultatit tend, unë ju them ketyre lakejeve, të mandateve të vjedhura, të skuqeni, shërbëtorët e Rames, që perligjni një proces, antidemokratik,  një process në të cilin, më shumë se 1.3 se zgjedhjeve, ju mohua e drejta e votës.  Qindarkat për tunelin do I paguajë Edi Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco