Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit të sotëm, u ndal dhe te skandali i ilaçeve të skaduara për fëmijët.
‘Si mund t’ua bësh fëmijëve shqiptarë një pabesi të tillë të tmerrshme? Si mund t’u servirësh atyre ilaçin e skaduar për ilaç aktiv?’, u shpreh Berisha, ndër të tjera.
Dje për të disatën herë, zonja Vokshi denoncoi ish-kunatën e Edi Ramës, tani kunata e Bledi Çuçit, e cila në një akt mizor 1 milion euro ilaçe të skaduara që përdoren për sëmundje malinje të fëmijëve, i ka detyruar të ndryshojnë datën e skadencës dhe të futen në sistem.
Ky është krim kundër njerëzimit Edi Rama dhe kryhet nga gjysëmfamiljarët e tu.
Ky është krim kundër njerëzimit!
Si mund t’ua bësh fëmijëve shqiptarë një pabesi të tillë të tmerrshme?
Si mund t’u servirësh atyre ilaçin e skaduar për ilaç aktiv?
Po ju të cilësoheni kriminel e keni pak, gjuha duhet të ketë një fjalë tjetër më të rëndë se kaq.
Këto janë krime kundër njerëzimit.
© SYRI.net