Balliu: Një provë tjetër që Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës

Balliu: Një provë tjetër që Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës

09:55, 06/08/2024
A+ Aa A-

Koordinatori rajonal për Tiranën i Partisë Demokratike, Klevis Balliu përmes rrjeteve sociale shprehet se Erjon Veliaj  është në dijeni të plotë për procedurat e inceneratorit të Tiranës, pasi në vitin 2021 KLSH publikoi raportin për inceneratorin e Tiranës ku evidentoheshin problematikat nga kostot, teknologjia dhe performance.

Balliu shprehet gjithashtu se i Veliaj ka qënë në dijeni dhe në fakt ka ndërmarrë hapa për ta fshehur sepse ai është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.

Reagimi i Balliut

ERION VELIAJ HAJDUT DHE MASHTRUES

'Veliaj ka deklaruar se nuk ka dijeni për proçedurat e inceneratorit të Tiranës. Në fakt ai është në dijeni të plotë.Në vitin 2021 KLSH publikoi raportin për inceneratorin e Tiranës ku evidentoheshin problematikat nga kostot, teknologjia dhe performance.

Së dyti, Veliaj delegoi drejtorin e tij hajdut, Tusha, në Njësinë e Zbatimit të Projekteve ku ai rrëzoi kërkesën e disa anëtarëve për të diskutuar kostot.Mohimi i Veliajt për kostot tek inceneratori qartazi është mashtrim.

Pasi ai është vënë në dijeni nga KLSH dhe nga vartësi i tij Tusha.Një provë tjetër që fakton përfundimisht ketë mashtrim të Erion Veliajt është fakti se drejtorët e tij kanë firmosur kontratën korruptive të dherave me kompaninë konçesionare me vulën e Bashkisë së Veliajt.

Qartazi Veliaj ka qënë në dijeni dhe në fakt ka ndërmarrë hapa për ta fshehur sepse ai është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.Do të mjaftonin këto për një Prokurori jo të shitur për të arrestuar Veliajn por sot me SPAK-un e qeverisë që drejtohet nga kolegët e Veliajt Mafia e inceneratorëve mund të flejë e qetë.'

 

https://www.facebook.com/share/r/du4CADimALCvrHhh/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco