Pasi grabiti me makinerinë e krimit dhe të administratës zgjedhjet ne Himarë me shantazhe dhe presion, kreu i qeverisë Edi Rama është parë në Vuno i zbathur duke pirë kafe në qendër të fshatit.
Foto që ka siguruar Syri janë bërë mbrëmë kur Rama ka shkuar zbathur në Vuno dhe ka pirë kafe.
Duket se tashmë për tu dukur dhe për të rënë në sy ka hequr dorë edhe nga atletet që vesh nëpër takime ndërkombëtare. Sjellje me të cilat tallen edhe politikanët por edhe mediat e huaja.
Por kjo nuk i bën përshtypje, Thjesht i duhet të bjerë në sy dhe të proklamojë diçka që duket ndryshe edhe pse është vulgare.
© SYRI.net