Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nuk reagoi për denoncimet e opozitës/ Policia e Shtetit: U dorëzuan pa probleme kutitë e votimit! Po monitorojmë territorin…

Nuk reagoi për denoncimet e opozitës/ Policia e Shtetit: U dorëzuan pa probleme kutitë e votimit! Po monitorojmë territorin…

07:26, 05/08/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit në një komunikatë për mediat ka bërë të ditur se është përmbyllur procesi i dorëzimit të kutive të votimit për garën e Bashkisë së Himarës.

Policia thekson se “dorëzimi i materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në VNV ka përfunduar pa probleme. Shërbimet e Policisë vijojnë përmbushjen e detyrës për ruajtjen dhe sigurimin e Vendit të Numërimit të Votave”.

Më tej sqarohet se “mbrëmjen e sotme, pas përfundimit të proçesit të votimit, Punonjësit e Policisë, të anagzhuar në këtë proces, janë paraqitur pranë çdo qëndre votimi dhe kanë bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit nga të gjitha QV-të në VNV.

Gjatë shoqërimit nuk pati asnjë problem përsa i përket përmbushjes së detyrës nga punonjësit e Policisë.

Dorëzimi i materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në VNV ka përfunduar pa probleme.

Shërbimet e Policisë vijojnë përmbushjen e detyrës për ruajtjen dhe sigurimin e Vendit të Numërimit të Votave.

Njëkohësisht vijon kontrolli i territorit në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike”.

Ndërkohë që në asnjë rast edhe pas denoncimeve publike nga ana e perfaqësuesve të opozitës policia nuk ka ndërhyrë për të larguar apo ndaluar persona të shumtë që u bënin presion votuesve në afërsi të qendrave të votimit në Himarë. Duke treguar kështu që kanë qenë dhe janë pjesë e projektit të manipulimit kolosal të zgjedhjeve në Himarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco