Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një njoftim pasi ka kaluar mbi 5 orë nga mbyllja e votimit.
KQZ deklaron se trajnoi anëtarët e grupeve të numërimit.
Konkretisht, KQZ bën të ditur se trajnoi 8 grupe, nga të cilat do të nisin punën vetëm 4 dhe më pas do të zëvendësohen nga 4 grupet tjera.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve trajnoi anëtarët e grupeve të numërimit, të cilët do të angazhohen në procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë.
U trajnuan 8 grupe numërimi, nga të cilat 4 GNV janë grupet e para të numërimit dhe 4 grupet e dyta të numërimit.
Në Vendin e Numërimit të Votave do të jenë të vendosura 4 tavolina numërimi, në të cilat janë instaluar kamerat monitoruese/regjistruese të fletëve të votimit gjatë procesit të vlerësimit të votave”, thuhet në njoftim.
© SYRI.net