Gazetari: Sot zgjedhjet u vranë, votuesit nuk u lejuan të votonin! Celibashi kapterr i bindur i një skeme kriminale

22:53, 04/08/2024
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi ka komentuar manipulimet dhe problematikat e shënuara gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale për kryetar në Bashkinë e Himarës.

Sipas Kokës, çështja e skadimit të kartave është adresuar në KQZ dhe Ilirian Celibashi ka qënë në dijeni të këtij shqetësimi, por nuk ka reaguar pasi është treguar një kapterr i bindur i një skeme kriminale të padëgjuar më parë.

‘Sot zgjedhjet janë vrarë, nqs deri dje qytetarët janë intimiduar, sot kemi kaluar në një stad më të rrezikshëm, sot votuesit nuk u lejuar fare të votonin. Ky lloj absurdi dhe kjo lloj skeme kriminale projekton një të ardhme të zezë për atë që janë zgjedhjet e ardhshme. I njëjti vendim dhe e njëjta frymë i njëjti vullnet i KQZ-së, nga Ministria e Brendshme dhe nga qeveria të zbatohet edhe në zgjedhjet e ardhshme të 2025 nuk e di se për çfarë do flasim më’, u shpreh Koka.  

Koka: Për çështjen e skadimit të kartave është adresuar në KQZ. Ilirian Celibashi ka qënë në dijeni të këtij shqetësimi. 6 ditë zoti Celiabshi kishte mundësi të reagonte të dilte publikisht të kërkonte ndërhyrjen e Ministrisë së Brendshme që kjo situatë e padëgjuar më parë ndoshta as në vendet afrikane të mos regjistrohej. Sot zgjedhjet janë vrarë, nqs deri dje qytetarët janë intimiduar, sot kemi kaluar në një stad më të rrezikshëm, sot votuesit nuk u lejuar fare të votonin. Ky lloj absurdi dhe kjo lloj skeme kriminale projekton një të ardhme të zezë për atë që janë zgjedhjet e ardhshme. I njëjti vendim dhe e njëjta frymë i njëjti vullnet i KQZ-së, nga Ministria e Brendshme dhe nga qeveria të zbatohet edhe në zgjedhjet e ardhshme të 2025 nuk e di se për çfarë do flasim më.

Ilirian Celibashi sot është sjellë si një kapterr i bindur i një skeme që nuk e kishim parë dhe nuk e kishim menduar se mund të ndodhte në një proces zgjedhor në vitin 2024.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco