Përfundon dorëzimi i kutive të votave/ Pritet fillimi i procesit të numërimit

Përfundon dorëzimi i kutive të votave/ Pritet fillimi i procesit të numërimit

22:49, 04/08/2024
A+ Aa A-

Kutitë e votave janë zhvendosur nga qendrat e votimit në në KZAZ-në nr.88, stadiumin e Himarës.

Zhvendosja e kutive ka përfunduar, ndërkohë që do të nisë edhe numërimi i votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se nuk ka pasur parregullsi.

"Ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore nga Komisionet e Qendrave të Votimit në KZAZ nr. 88.

Kutitë e votimit, materialeve zgjedhore, pajisjet PEI, kamerat monitoruese të QV për 36 QV u morën në dorëzim nga KZAZ sipas procedurave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-së në fuqi.

KZAZ nuk konstatoi asnjë kuti të parregullt dhe përmbylli procesin e dorëzimit të materialeve zgjedhore nga KQV", thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhje kanë marrë pjesë 37.61% e qytetarëve, ose 8678 zgjedhës nga 23074 që janë në total.

Shifrat i përkasin 36 qendrave të votimit.

Në garë për Bashkinë e Himarës janë Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco