Në mbledhjen e Komisionit Rregullator të KQZ më datë 29 korrik u ngrit nga përfaqësuesit e opozitës shqetësimi për qytetarët që u ka skaduar afati i vlefshmërisë së karatave ID, të cilëve nuk u duhej mohuar e drejta kushtetuese për të votuar.
Anëtari i këtij komisioni, Muharrem Çakaj, ngriti shqetësimin pikërisht për çështjen e zgjedhësve që do të shkonin në kutinë e votimit me një mjet identiteti të cilit i ka mbaruar afati i vlefshmërisë një ditë para ditës së votimit.
Çakaj i bëri thirrje komisionerit (KQZ) administrata e të cilit theksoi se mjetet e identifikimit, edhe nëse u kanë skaduar afatet, identifikimi elektronik i tyre mund të bëhet normalisht. Por Çakaj nuk është mjaftuar vetëm më pyetjen dhe shqetësimin e tij drejtuar KQZ, ai i ka bërë thirrje edhe qeverisë që kishte prevedentë të mëparshëm që mund t’i ndiqte duke lëshuar një urdhër për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë se mjeteve të identifikimit për qytetarët e Himarës me qëllim që të mos penalizohen për të ushtruar të drejtën e tyre Kushtetuese të votës.
Por kjo gjë është injoruar në mënyrë të koordinuar si nga Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, por ashtu edhe nga qeveria shqiptare.
Moslejimi i qyetetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës vetëm për këtë fakt është një cënim i rëndë i të djejtës së tyre për të zgjedhur, dhe kjo gjë ka ndodhur sot (4 gusht) në Himarë në mënyrë massive. Kjo e drejtë u është mohuar më shumë se 6-mijë qytetarëve.
© SYRI.net