Zgjedhjet në Himarë/ Dhuli: Ky është padiskutim procesi zgjedhor më i diskredituar që unë kam parë

22:12, 04/08/2024
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i PD në Himarë, Skerdjan Dhuli në një lidhje me Syri Tv, komentoi ecurinë e procesit zgjedhor në Himarë, ku u shpreh se është kontradiktore fakti që gjithë këto persona që janë privuar nga votimi për shakak të kartave të skaduara, në përditshmëri kryejnë veprimtarinë e tyre me to, pa u penguar.

Ky është padiskutim procesi zgjedhor më i diskretituar që unë kam parë.

Në vitin 2023 dhe në vitin 2021 problematika e kartave të identitetit të skaduara ka qenë permanente, por ajo që ka ndodhur është që ish ministri i brendshëm Çuçi, me një urdhër të tij vendosi që Kartat e Identitetit të skaduara të jenë efektive në procesin zgjedhor.

Pse në këto vite u votua me këto karta, dhe tani në 2024 nuk u votua dot?

Pse këta persona me këto karta kryejnë gjithë veprimtaritë e tyre të përditshme, dikush merr pensionin, dikush bën një pagesë, dikush diçka tjetër, me këtë kartën e skaduar, dhe e vetmja gjë që nuk kryen është  procesi i votës?!

Nga ana tjetër, ju e thatë që 36 qendrat kanë pasur një patronazhim ekzemplar, jo thjesht nga administrata publike lokale apo qëndrore, ka pas praktikisht të dislokuar gjithë shtetin në bashkinë e Himarës.

Një nga arsyet e tjera pse për mua kjo fushatë nuk duhet të përsëritet, është se po flasim për një bashki që ka 80 përqind vijë bregdetare, ku pjesa më  e madhe e gjithë ingranazhit ekonomik dhe politik është e inkorporur në sistemin turistik... sot që ne po flasim...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco