6157 votues të përjashtuar në Himarë/ Avokati: Qëndrimi i Celibashit, absurd! KQZ të kishte ngritur alarmin

21:24, 04/08/2024
A+ Aa A-

Avokati Përparim Çaça, i ftuar në SYRI TV me Arnold Karriqi ka folur për manipulimet dhe shkeljet gjatë procesit të zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Himarë.

Avokati është ndalur te përjashtimi i mbi 6000 votuesve për shkakun absurd se i ka mbaruar afati i kartave ID.

Sipas Çaçës, qëndrimi nga KQZ-ja dhe kryekomisionieri Celibashit është absolutisht absurd.

‘Në rastin konkret është shumë e rëndë sepse sipas Kushtetutës të gjithë shtetasit shqiptarë kanë të drejtë të zgjidhen dhe të zgjedhin. Nqs problematika e vetme ka qënë vetëm mbarimi i kartave ID, duhet të ishin marra masa dhe KQZ duhet të kishte ngritur alarmin’, u shpreh Çaça.

Çaça: Qëndrimi nga KQZ-ja, pra nga Celibashit është absolutisht absurd. Institucioni i vetëm që ka detyrimin e monitorimit dhe përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve është vetëm KQZ. KQZ, Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë pasur akses për të ditur që në Bashkinë Himarë se kur mbaron afati i kartave ID. E kanë pasur informacionin. Janë 6157 votues. Në rastin konkret është shumë e rëndë sepse sipas Kushtetutës të gjithë shtetasit shqiptarë kanë të drejtë të zgjidhen dhe të zgjedhin. Nqs problematika e vetme ka qënë vetëm mbarimi i kartave ID, duhet të ishin marra masa dhe KQZ duhet të kishte ngritur alarmin.

KQZ më pas është Ministria e Brendshme duhet të kishte bërë një akt normativ siç është bërë më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco