Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka pranuarz se ka pasur ndryshim të qendrave të Votimit. Në një shkresë zyrtare përcjellë KQZ, Drejtoria e Gjendjes Civile thotë se e kemi konstatuar paregullsinë mbi qendrat e votimit në Himarë, por për shkak të kohës së pamjaftueshme snë dispozicion, ishte i pamunduar rregullimi i tyre.
‘Koha e pamjaftueshme, nga moment i dekretimit të datës së zgjedhjeve në Bashkinë Himarë për kryetar bashkie, deri në gjenerimin e listës së zgjedhësve, e ka bërë të pamundur rregullimin e kësaj çështje dhe sistemimin e të dhënave të qenddrës së votimit, sipas të dhënave të anëtarëve të familjes’, thuhet në shkresë.
Dokumenti:
© SYRI.net