Kandidati i PS-së, Vangjel Tavo ka hedhur votën e tij në zgjedhjet e pjesshme në Himarë.
Pas votimit, Vangjel Tavo u shpreh se deri në moment të fundit të votimit duhet të mbizotërojë qetësia.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Himarës që të dalin masivisht në votime.
“Sot e kanë fjalët Himara dhe himarjotët për të votuar, procesi ka qenë i qetë. Uroj të vazhdoj kështu deri në moment të fundit të votimit qetësia, ashtu sikurse ka mbizotëruar gjatë fushatës. Himarjotët të dalin masivisht në votime dhe të votojnë projektin më të mirë për ta”, tha kandidati socialist.
Pyetjes lidhur me problematikat në Himarë Fshat ku qytetarët me karta identiteti të skaduara nuk u lejuan të votojnë, u shpreh: “Nuk është çështja ime, mbi ligjin nuk mund të dalë njeri”.
Vangjel Tavo garon për mandatin e kryebashkiakut të Himarës përballë kandidatit të PD-së, Petro Gjikuria.
© SYRI.net