Juristi Ylli Manjani ngre dyshime mbi procesin zgjedhor në Himarë që po mbahet ditën e sotme për kryetar bashkie. Problematika e skadimit të kartave të identitetit, për Manjanin është një proces i konstatuar edhe te zgjedhjet e vitit të shkuar, por me një ndryshim të vogël, atëherë u njohën nga institucionet ndërsa sot jo.
Postimi
Edhe njëherë, votimet e sotme në Himarë janë vijim i proçesit zgjedhor të vitit të shkuar. Ndaj rregullat e votimit të atij procesi vlejnë dhe sot.
Pra nëse vjet u vendos të lejohet votimi me karta të skaduara, përse jo sot?!!
Është i njëjti proçes!
Shto këtu që numri i votuesve është i konsiderueshëm dhe ndalimi masiv i ushtrimit të të drejtës së votës është shkelja më e rëndë që mund ti bëhet zgjedhjeve.
Dhe të mos harrojmë e drejta e votës është e drejtë kushtetuese. Mbajtja e kartës tej afatit është çështje administrative. Është apo jo Kushtetuta mbi çdo ligj tjetër?!
© SYRI.net