Himarë/ Qarri: Emrat e qytetarëve nuk janë në listat e votimit

09:34, 04/08/2024
A+ Aa A-

Gazetari dhe moderatori i 'Kafe Shqeto',  Flavio Qarri,  raportoi nga Himara për Syri TV në lidhje me ecurinë e votimeve që po zhvillohen për kryetarë bashkie.

Ai u shpreh se qytetarët kanë hasur problematika gjatë votimit pasi emrat e tyre nuk gjenden në listat e votimeve.

Qarri u shpreh se një tjetër shqetësim është prezenca e personave të dyshuar si të paautorizuar që janë gjendur pranë zonave të vitimit.

“Ka disa raportime dhe ankime nga banorët të zonës veçanërisht nga të moshuarit,  që nuk e gjejnë më emrin në listat historike të votimeve, ku ata kanë votuar gjithmonë. Duket se një problematik lidhet me përjashtimin e emrave të tyre vecanërisht kartat e atyre që janë të skaduara  por edhe mosha të caktuara.

Ka patur pak zëra për persona të paaoutorizuar pranë qëndrave të votimit që ka shkaktuar shqetësim dhe përpjekje për intimidim tek qytetarët.

Në momentin që kamerat janë afruar në qëndrën e votimit kemi vën re lëvizje. Nuk dua të jemi në lëmshin e spekulimeve por kemi vën re njerëz te dyshimt, që nga pamja deri tek cantat nëpër duar...”- u shpreh gazetari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco