Parregullsitë në Himarë/ Nuk kishte faj Vangjel Tavo kur denonconte se ‘Rama vjedh zgjedhjet dhe blen vota’

Parregullsitë në Himarë/ Nuk kishte faj Vangjel Tavo kur denonconte se ‘Rama vjedh zgjedhjet dhe blen vota’

09:36, 04/08/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani/

Sot ka votime këtej nga Himara.

Nuk po ndaj foton për respekt të moshës së personit, por po citoj disa gjeneralitete të kartës së identitetit që ka lëshuar Ministria e Brendshme për të:

Ditëlindja: 02.03.1940.

Data e lëshimit të kartës: 23.10.2023

Data e skadimit:23.10.2073.

Plaku 84 vjeç jeton në Fterrë, ku shteti ende ska çuar rrugë, por ka çuar karta identiteti edhe për jetën e përtejme. Karta është konstatuar sot në qendrën e votimit...

Ndërkohë rreth 6000 persona më të rinj e më të shëndetshëm që jetojnë buzë rrugës, nuk po lejohen të votojnë se u ka skaduar afati i kartës...

Zgjedhje të lira, posi!

****

Nuk kishte faj Vangjel Tavo kur denonconte se "Rama vjedh zgjedhjet dhe blen vota".

Ja si vjen puna. Provohen denoncimet.

E thonë pastaj që s'dalin ëndrrat..!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco