VIDEO/ Teliti: Vendimi i SPAK, zhgënjyes, ‘cironkat’ shkuan në gjyq për inceneratorin e Tiranës

16:49, 03/08/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit bashkiak të Tiranës, njëkohësisht edhe këshilltari për çështjet ekonomike në PD, duke folur për dosjen e dorëzuar dje nga SPAK në gjykatë, për inceneratorin e Tiranës, është shprehur se, ishte i zhgënjyer.

Gjatë bisedës me moderatorin Bledi Marku në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, Teliti u shpreh, se ndërkohë që pritej hetimi i Veliajt dhe Ramës, SPAK çon në gjyq vetëm ‘cironkat’.

‘Bashkia është institucioni emblematik i korrupsionit, që ruhet me policë, me makina uji, që në vend se të shkojnë e të shuajnë zjarret që bien anë e mbanë Shqipërisë, rrinë aty për të shuar zjarrin e protestës, por që nuk do të ja dalin kurrë.

Jam vërtetë shumë i zhgënjyer nga vendimi i SPAK. Dje jam habitur nga lajmi, ku çonte cironkat përpara drejtësisë, ndërkohë që peshqit e mëdhenj vazhdojnë e bëjnë kërdinë.

Peshqit e mëdhenj nuk janë as Lefter Koka, as Alqi Bllako, këtyre u është dhënë një porosi dhe ata e kryen duke shkelur ligjin, po e po.

Pastaj këto komisionet e vlerësimit të ofertave  dhe hartimit, këta janë thjeshtë të mandatarit që dërgohen si përfaqësues të institucioneve për të kryer një porosi që ishte krijimi i një skeme kriminale korruptive dhe klienteliste, ngritja në këmbë të gjoja një inceneratori që sot nuk është, nuk ekziston që djeg vetëm paratë e shqiptarëve.

Ndërkaq, ata që janë përgjegjës, duke nisur nga kryeministri, qeveritarët, ministrat, kryetari i bashkisë së Tiranës, të cilët kanë marrë dhe pushimet, e keni parë.

Kjo është zhgënjyese jo thjeshtë për mua si opozitar në PD, apo këshillin bashkiak të Tiranës, por për çdo qytetar të Shqipërisë.

Ajo drejtësia që ne prisnim, dje u vendos kapaku që drejtësi këtu nuk ka. Dhe nëse 30 vite kemi pasur probleme me drejtësinë dhe më kot në 2016, PD i dha votat për një drejtësisë të re, por kjo e sotme nuk po bën drejtësi, por përkundrazi, cila drejtësi është kjo, që lideri i opozitës mbahet pa prova dhe fakte prej 215 ditësh sot, dhe këta që kanë firmosur siç është Erion Veliaj, që vetëm me atë shkresën e famshme që e kemi bërë publik disa herë, që ka marrë përsipër angazhimin financiar, që nuk e ka autoritet, sepse është autoritet i Këshillit Bashkiak, ndërkohë që nuk e ka mbledhur, por e ka firmosur vetë, vetëm ajo do të ishte e mjaftueshme që ai të largohej’, tha Dorian Teliti në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco