SYRI TV/ Vendimi i SPAK për djegësin skandaloz, Këlliçi: Bounsin e firmos Rama dhe Agaçi

15:48, 03/08/2024
A+ Aa A-

Skandaloz e ka cilësuar anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi vendimin e SPAK për inceneratorin e Tiranës. Sipas Këlliçit, përgjegjës për dhënien e bonusit 8 për qind për kompaninë janë Edi Rama dhe Engjëll Agaçi dhe jo 12 punonjësit. Në deklaratën nga selia blu, Këlliçi deklaroi se do ti shkojë deri në fund kësaj afere për ti vënë para drejtësisë përgjegjësit e kësaj vjedhje

SYRI TV

Anetari i kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këllici ka reguar menjëhërë për vendimit të SPAK për inceneratorin e Tiranës. Ai e cilësoi skandaloz këtë vendim duke deklaruar se përgjegjës për dhënien e bonust 8 për qind se inceneratorit nuk janë 12 punonjësit, por janë Engjëll Agaçi dhe Edi Rama.

Në një vendim të turpshëm, skandaloz, të denjë për republikat e bananeve, ditën e djeshme, organizata partnere që mbulon drejtësinë në PS, e cila sipas vetë fjalëve të kolegut të tyre Erion Veliaj, paguhet me buxhetin e Partisë Socialiste dhe godinën e ka marë dhuratë nga Bashkia Tiranë, na tha se përgjegjës për vjedhjen e 132 milionë eurove, janë 12 punonjës të thjeshtë të Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Mjedisit, të cilët do të gjykohen për veprën e “shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim. Këta 12 punonjës, sipas SPAK janë përgjegjës për dhënien e bonusit 8% të pikëve kompanisë që nuk ekzistonte Integrated Energy BV sh.p.k., ku ndërkohë nuk ka sot shqiptar që nuk e di që personi i cili ka firmosur këtë bonus, edhe pasi është njoftuar dy herë nga dy Ministrat e atëhershëm Manjani dhe Felaj se kjo kompani nuk ekzistonte, është vetë Edi Rama.

Janë Engjëll Agaçi dhe Edi Rama personat drejtpërdrejtë përgjegjës për këtë shkelje flagrante, e ndërkohë sot SPAK me urdhër të tyre, po çon në burg Anëtarët e Komisionit të Dhënies së Konçensionit, të cilët pa lejen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, nuk mund as të shkonin në tualet.

Këllici shigjetoi edhe Erion Veliajn duke e cilësuar si simbol të  hajdutërisë më banale që ka parë historia e këtij qyteti dhe në krye të qeverisë vijon të qëndrojë themeluesi i Narkoshtetit të parë në Evropë, Edi Rama.

Ne e dimë tashmë se në krye të Bashkisë Tiranë qëndron Erion Veliaj si simboli i hajdutërisë më banale që ka parë historia e këtij qyteti dhe në krye të qeverisë vijon të qëndrojë themeluesi i Narkoshtetit të parë në Evropë, Edi Rama. Por ky moment kërkon edhe më shumë forcë, besim, kurajo e qëndrueshmëri nga të gjithë ne, nga unë i pari, nga çdo opozitar dhe nga çdo shqiptar që ka vendosur të punojë e jetojë në këtë vend. Edhe pse SPAK ka rrëzuar tashmë çdo alibi apo ka hequr maskën se u ngrit si institucion për goditjen e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, edhe pse SPAK tashmë është rreshtuar totalisht në shërbim të verbër të pushtetit dhe është kthyer në vegël politike të qeverisë, ne nuk do të dorëzohemi.

Anëtari i kryesisë së PD tha se  do të vazhdojmë publikimin e dokumenteve të reja për aferën e inceneratorit Tiranë, si vjedhjen më flagrante e të dokumentuar që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco