SYRI TV/ Berisha: Rama asgjesoi Kushtetutën, shteti ligjor kthehet në kodin e mafias

15:32, 03/08/2024
A+ Aa A-

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se Kushtetuta e Shqipërisë ka rënë, pasi Edi Rama e ka kthyer në një letër pa vlerë, duke e trajtuar si Statut të Partisë Socialiste. Duke e quajtur Edvin Gjipea, pas marrjes së 224 mijë metrave katororë tokë në Vuno, Berisha pohoi se Rama i hapi rrugë zhvlerësimit të Kushtetutës me vendimin për Teatrin Kombëtar, e më pas me shkeljen e rëndë për mandatin e Olta Xhaçkës, që i dha bashkëshortit të saj mijëra metra katror në bregdet. Lideri i opozitës theksoi se heshtja e Presidentit të Republikës është dëshmi e pushtetit absolute të Edi Ramës.

SYRI TV

Kreu  i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për kapjen e Gjykatës kushtetuese, dhe për shëndërrimin e shtetit ligjor në Kodin e Mafies. Në një deklaratë për mediat, Berisha deklaroi se kushtetuta e Shqipërisë është kthyer në statusin e PS.

Teksa u ndal tek vendimi  për shembjen e Teatrit Kombëtar, Berisha deklaroi se ai u kthye në precendent për një sërë vendimesh të paligjshme.

Berisha e lidhi zhvlerësimin që u bëhet vendimeve të gjykatës Kushtetuese edhe me vjedhjen e pronave në bregdet, duke sjell si shembull, marrjen e 22.4 HA tokë të familjes së Edi Ramës në Vuno,  si dhe  pronat e bashkëshortit strategjk të Olta Xhackës në Himarë. Sipas Berishës heshtja e presidentit përball shpërfilljes së GJK, është dëshmi e pushtetit absolut të Ramës.

Berisha garantoi shqiptarët se rivendosja e shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë në vend, janë objektivat më madhore të PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco