SYRI TV/ Berisha mesazh qytetarëve të Himarës: Të dielën votoni për pronat tuaja

21:44, 02/08/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha i ka bërë disa pyetje publike Kryeministrit Rama pas shpërthimit të skandalit mbi pasurimin e Ramës dhe familjes së tij me mbi 220 mijë metër katror tokë në Gjipe. Berisha tha se tashmë është e qartë se Himara është futur në rrethin e interesave më mafioze të Edi Ramës. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Himarës që të votojnë kandidatin e opozitës, për të mbrojtur pronat dhe të drejtat e tyre.

SYRI TV

Lideri i opozites Sali Berisha ka denoncuar skandalin e fundit të Kryeministrit Rama pas publikimit te dokumentave sipas të cilave, ai, familjaret dhe kusherinjte e tij  janë pasuruar me 220 mijë metër katror tokë. Duke folur para qindra preotestuesve, Berisha ngriti disa pyetje publike per shefin e qeverise.

A ka lidhje shkarkimi i Artan Lames me refuzimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave për njohjen dhe kthimin e asaj prone nënës tuaj të ndjerë dhe ty?

Edvin, a ka lidhje me atë pronë akuza publike që të ka bërë kushëriri yt në Vlorë se i ke grabitur pronat atij?

Edvin Gjipeja, thuaju pak himariotëve, vlonjateve dhe shqiptarëve, a ka lidhje me atë proces shkarkimi njëra pas tjetrës i 8 drejtorëve, drejtoreshave të Kadastrës së Vlorës?

Edvin, doli e qartë si drita e diellit, siç kisha deklaruar me dhjetëra herë, se Himara është futur në rrethin e interesave më mafioze të Edvin Gjipesë.

A ka lidhje me interesat e tua mafioze, shkelmimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve të saj për Olta Xhaçkën?

Berisha tha se Fredi Beleri u arrestua për arsyen e vetme se i bënte pluhur Edi Ramës ëndrrat për tokat në Gjipe. Dy ditë para zgjedhjeve të pjesëshme për bashkinë e Himarës, Berisha kishte një mesazh për himarjotët.

Pra, qytetare dhe qytetarë të Himarës, vota pasnesër për kandidatin e opozitës është votë për pronat tuaja.

Është votë për të drejtat tuaja.

Është votë për të mbrojtur tokat, pronat nga mafia më e pashpirt, më e rrezikshme jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Ballkanit dhe Europës që kryesohet nga Edi Rama.

Vangjel Tava nuk përfaqëson asgjë tjetër vetëm një kukull të Edi Ramës, që emërohet aty vetëm për Gjipenë.

Përçmoni çdo përpjekje për të krijuar provokacione ndaj jush nga bandat e Edi Ramës dhe fitorja është e juaja, fitorja është e Himarës, është e demokracisë.

Gjatë fjalës së tij Berisha përsheëndeti protestën e qytetarëve të Thumanës, Krujës dhe Fushë Krujës, kundër ndëshkimit që u bëri qeveria me ndërtimin e segmentit të autostyradës Thumanë Kashar., Po ashtu Berisha denoincoi aktin bandistek të Drejtorit të Policisë Rrugore Altin Qato i cili goditi qytetarin protestues, për të cilin tha se do të marrë ndëshkimin që meriton.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco