Bumçi: Regjimi i Ramës, i njëjtë me të Vuçiçit! Drejtësia e kapur kryekëput

Bumçi: Regjimi i Ramës, i njëjtë me të Vuçiçit! Drejtësia e kapur kryekëput

20:27, 02/08/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi, ka mbajtur fjalën e tij në protestës maratonë në Rrugën e Shpreësë, në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Sipas Bumçi kjo e jona është një drejtësi e kapur krye këput,  dhe se  SPAK është një mashë ne duart e diktatorit të regjimit te regjimit, të Edi Ramës.

'Dolën përgjime që vërtetonin se qeveria ishte e përfshirë në kontrollin e gjyqësorit, në kontrolli e medias, dhe përpjekje për të manipuluar zgjedhjet, përgjime të cilat nuk janë as 1 e 100 e atyre që ka ndodhur publikisht këtu në Shqipëri.

Çfarë bëri SPAK me dosjen 184? E bëri ping pong nga prokuroria e Dibres te pokuroria speciale deri sa u dogjën te gjitha afatet.

Çfarë shembulli duhet të marim për të treguar që kjo është një nje drejtësi e kapur kryekëput.

A ka demokraci pa opozitë? Qeveri ka pasur edhe Enveri, qeveri ka edhe Kina, por nuk kanë opozitë, opozita e bën demokracinë , dhe nëse arreston kryetarin e opozitës, ti nuk do opozitë në atë vend.

Mbahet i arrestuar prej 220 ditësh, kryetari i opozitës, pa akuzë pa fakte , pa asnjë vendim, pa asnjë shkelje, në shkelje të konventës europiane për të drejtat e njeriut, e kushtetutës shqiptare për ta lënë vendin pa opozite e pa demokraci.

Çfarë ti themi ne SPAK-ut, përveçse një mashë në duart e diktatorit të regjimit te regjimit të Edi Ramës.

Sonja Biserkov disa muaj më parë kur krahasonte regjimin e Vuçiç me atë të Ramës thoshte se thoshte se janë njësoj, si në regjimin që kanë ndërtuar , si në projektet kundër Kosovës, ajo bënte një deklaratë që ka një ndryshim, jo në regjim se janë të njëjtë, por në opozitë, opozita shqiptare është shume here më e fortë se opozita serbe.'- është shprehur Bumçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco